Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Zgjedhja e Presidentes Shiroka-Pula, Myftiu Tërnava ofron mbështetjen e plotë të BIK-ut

Redaksia Lajmetereja • 07-10-2026 12:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Zgjedhja e Presidentes Shiroka-Pula, Myftiu Tërnava ofron mbështetjen e plotë të BIK-ut
Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, i ka dërguar një mesazh urimi akdemikes Justina Shiroka-Pula, me rastin e marrjes së detyrës së re si Presidente e Republikës së Kosovës. Në urimin e tij, Tërnava është shprehur i bindur se e para e vendit do ta drejtojë shtetin me integritet të lartë, duke luajtur një rol kyç në konsolidimin e institucioneve, si dhe në nxitjen e unitetit dhe bashkëpunimit të gjerë ndërinstitucional e politik. “Me ndjesi të veçanta përgëzoj akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ndër të tjera Myftiu Tërnava. Gjatë këtij prononcimi, ai ka vlerësuar edhe kontributin e partive politike për arritjen e konsensusit rreth këtij posti, duke e cilësuar marrëveshjen e tyre si një hap të rëndësishëm që i garanton vendit stabilitet të qëndrueshëm institucional. Kreu i BIK-ut nuk ka lënë pa përmendur edhe miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë, duke shprehur pritshmërinë e tij që ky proces të rezultojë me drejtësi të plotë. Në vijim të mesazhit, Tërnava ka garantuar se Presidentja e re do të gjejë gjithmonë dyert e hapura dhe partneritetin e sinqertë të institucionit që ai drejton. “Do të keni mbështetjen dhe bashkëpunimin e sinqertë të Bashkësisë Islame të Kosovës, të institucioneve të saj dhe timen si Myfti i Kosovës, gjithmonë në shërbim të së mirës së vendit dhe interesit të popullit tonë”, ka theksuar ai në telegramin e tij. Në mbyllje të urimit, Myftiu Tërnava i ka përcjellë Presidentes Shiroka-Pula urimet për suksese, duke i dëshiruar forcë, urtësi dhe mbarësi në përmbushjen e përgjegjësive të larta shtetërore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar