Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

“Më tha se quhej Berti” – Si u kap ish-drejtori i policisë me Ergys Agasin në makinë, del dëshmia e bujshme

Redaksia Lajmetereja • 07-10-2026 12:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Më tha se quhej Berti” – Si u kap ish-drejtori i policisë me Ergys Agasin në makinë, del dëshmia e bujshme
Detaje të reja dhe prapaskena interesante janë zbardhur nga dosja hetimore që rezultoi me caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për ish-drejtorin e Policisë së Elbasanit, Uljan Shpataraku, në automjetin e të cilit u zbulua biznesmeni Ergys Agasi. Gjatë seancës së pyetjeve para autoriteteve, Shpataraku ka këmbëngulur se nuk kishte asnjë njohje paraprake me Agasin. Sipas dëshmisë së tij, ai e kishte marrë biznesmenin rastësisht në automjetin e tij në aksin e vjetër të Elbasanit, pasi ky i fundit i kishte bërë shenjë për të udhëtuar me autostop. “Shpjegoi se gjatë rrugës kishte zhvilluar bisedë me Agasin dhe se ky i fundit i kishte thënë se quhej Berti dhe merrej me dyer alumini. Deklaroi se në atë moment nuk e kishte ditur se bëhej fjalë për Ergys Agasin”, citohet në dokumentet e dosjes hetimore. I pyetur nga hetuesit se si ishte e mundur të mos e njihte një personazh të njohur publikisht, ish-drejtori i policisë është arsyetuar me pamjen e jashtme të pasagjerit të tij në atë kohë. “Si mund ta njihja unë z. Agasi që ishte në kërkim kur z. Agasi ishte kur hipi në makinën time me mjekër, me kapele, me shapka”, ka deklaruar ndër të tjera ai. Megjithatë, provat dhe vëzhgimet e siguruara nga strukturat e rendit tregojnë një tjetër skenar. Sipas dosjes, në orën 11:59, automjeti tip “Audi A6” që drejtohej nga Shpataraku është kapur nga kamerat duke hyrë brenda një kompleksi vilash në qytetin e Durrësit, vend ky ku ishte diktuar më parë Agasi. Vetëm tre minuta më vonë, e njëjta makinë është filmuar duke u larguar nga parkimi nëntokësor, ndërkohë që në sediljen e pasagjerit ndodhej personi i dyshuar si Agasi. Mjeti është ndjekur hap pas hapi nën masa vëzhgimi dhe, kur është ndaluar përfundimisht në zonën e Plepave, brenda tij është gjetur pikërisht Ergys Agasi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar