Aktuale
Skandali në Maratonën e Berlinit: Influencuesja e njohur kapet mat me biçikletë dhe skualifikohet
Reklamë e Sponsorizuar
Një blogere e njohur kineze e fitnesit ka dalë me një kërkesë publike faljeje, pasi u kap duke përdorur biçikletë gj zhvillimit të Maratonës së Berlinit, ngjarje kjo që solli edhe skualifikimin e saj të menjëhershëm nga gara prestigjioze.
Bëhet fjalë për influencuesen Abeeeer, e cila numërohet me një audiencë prej 530,000 ndjekësish në platformat digjitale. Ajo u fotografua duke pedaluar rreth kilometrit të 37-të (milja e 23-të) gjatë aktivitetit të mbajtur të dielën, më 27 shtator, ndërkohë që në përfundim të garës u mburr në rrjet se kishte shënuar një “rekord të ri personal”.
Rasti u bë i ditur falë llogarisë në Instagram “Official Marathon Time Integrity Unit” (OMTIU), një njësi e cila monitoron dhe denoncon shkeljet e rregullave nga atletët. Sipas analizës së të dhënave të numrit të saj garues, shpejtësia e saj pati një rritje të dyshimtë në segmentin mes miljes së 21-të dhe 24-të, ku ajo dyshohet se e ka përshkruar pjesën e mbetur deri në vijën e finishit mbi biçikletë.
Pas përfundimit të aktivitetit, Abeeeer shpërndau imazhe në rrjetet sociale ku shfaqej duke festuar kohën e saj prej 4:53:46 dhe vendosjen e një rekordi personal. Postimi i saj shoqërohej nga diçitura: “E ngadalta është e shpejtë”.
Megjithatë, ditën e shtunë, më 3 tetor, ajo pranoi publikisht mashtrimin në profilin e saj në rrjetin social “RedNote”. Ajo u arsyetua se “nuk ndihej mirë” gjatë kilometrave të fundit të garës, duke mos kërkuar asnjë lloj alibie për veprimin e saj.
“Nuk do të bëj asnjë mbrojtje për sjelljen e lartpërmendur,” shkroi Abeeeer, duke pranuar se ka kryer “një veprim shumë të pandershëm” dhe se ka “shkelur frymën sportive të garës së ndershme në maratonë”.
Pas këtij skandali, reagimi i sponsorit të saj, markës së njohur sportive “Brooks China”, ka qenë i prerë. Të dielën, më 4 tetor, kompania publikoi një letër zyrtare ku kërkonte ndjesë për ngjarjen dhe konfirmonte ndërprerjen e menjëhershme të kontratës me influencuesen.
“Kërkojmë ndjesë të sinqertë lidhur me këtë çështje”, theksohet në deklaratën e kompanisë. “Brooks gjithmonë e ka kundërshtuar qartë dhe nuk do të tolerojë kurrë asnjë sjellje që shkel rregullat e garës dhe frymën e sportit. Sapo mësuam për situatën, ne ndërpremë menjëherë bashkëpunimin me këtë person dhe nuk do të bashkëpunojmë më kurrë me të në të ardhmen”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: