Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Itali e zhgënjyer në Romë, Belgjika merr fitore meritore dhe lë pas hije të rënda për Mancinin

Redaksia Lajmetereja • 26-09-2026 07:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Itali e zhgënjyer në Romë, Belgjika merr fitore meritore dhe lë pas hije të rënda për Mancinin
Një fytyrë e re në letër, por me të njëjtat vjetërsira në fushë: kjo ishte paraqitja e radhës e Kombëtares së Italisë, e cila u shfaq si një skuadër pa shkëlqim dhe larg standardeve të saj historike. Rikthimi i Roberto Mancinit në stol u shoqërua nga pakënaqësi të mëdha, vërshëllima nga tribuna, kontestime të hapura dhe ironi në rrjetet sociale, pasi “axurrët” u dorëzuan pa kushte përballë Belgjikës. Në këtë përballje, italiani më i dalluar ishte portieri Donnarumma, pa ndërhyrjet e të cilit rezultati përfundimtar do të kishte qenë edhe më i thellë se 0-2. Reprezentacioni belg e dominoi totalisht takimin, duke e zhvendosur lojën në gjysmëfushën e italianëve dhe duke ushtruar presion të vazhdueshëm. Goli dukej çështje kohe dhe erdhi në minutën e 20-të, kur Godts realizoi një lëvizje fantastike brenda zonës, duke mposhtur kapitenin Donnarumma. Shtatë minuta më vonë, i njëjti lojtar provoi sërish me kokë, por kësaj radhe portieri italian reagoi me sukses duke shmangur një tjetër gol. Reagimi i vetëm i Italisë erdhi në startin e fraksionit të dytë të lojës, kur Moise Kean lëshoi një gjuajtje të fuqishme brenda zonës, por portieri Lammens shpëtoi portën e tij me këmbë, duke mbajtur avantazhin belg. Për të vulosur fatin e ndeshjes mendoi Lukebakio, me sulmuesin që kaloi me lehtësi çdo kundërshtar në rrugën e tij dhe ngriti shifrat në 0-2 në minutën e 69-të. Të pafuqishëm për të gjetur një rrugëzgjidhje, italianët u dorëzuan, ndërsa Belgjika e nis këtë edicion të Ligës së Kombeve me një triumf të rëndësishëm prej tri pikësh. Në fund të sfidës, trajneri Roberto Mancini nuk mund t'i fshihte shqetësimet e tij, edhe pse zgjodhi të ruajë qetësinë dhe besimin për të ardhmen: “Kur pëson humbje, është e pamundur të ndihesh i lumtur, ndaj reagimi dhe vërshëllimat e tifozëve janë plotësisht të kuptueshme, pavarësisht se kishim përballë një kundërshtar të nivelit të lartë si Belgjika. Kjo disfatë peshon rëndë, por detyra jonë e vetme është të ngremë kokën dhe të shohim përpara me optimizëm”, deklaroi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar