Politikë
Gani Geci cakton profilin ideal për president: Ky është figura që i duhet vendit
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka dalë me një propozim konkret për kreun e ri të shtetit, duke radhitur në këtë pozitë bashkëpartiakun e tij, Anton Qunin.
I ftuar në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Geci e ka cilësuar Qunin si personalitet me qasje unifikuese për skenën politike vendase.
“Atë e votojnë të gjithë deputetët e LDK. Është frymë e Koshares dhe e luftës. Unë mendoj se e votojnë të gjithë”, deklaroi Gani Geci të premten.
Më 23 shtator, Gjykata Kushtetuese përveç që konstatoi se Kuvendi është konstituar dhe se formimi i Qeverisë “Kurti 4” nuk është antikushtetues, dha afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit, duke konstatuar se afati ka filluar të rrjedhë më 8 gusht.
Zgjedhjet e 7 qershorit u shkaktuan pikërisht për shkak të dështimit të partive për t’u dakorduar për emrin e presidentit të ri.
Pas 7 qershorit, partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje kërkoi shtyrjen e seancës konstituive me arsyetimin se pa një marrëveshje për presidentin, konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë nuk shmangin zgjedhjet.
Kryetari i saj, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, pas disa takimesh njoftuan se janë dakorduar për emrin e Bekim Sejdiut për president. Por marrëveshja u kundërshtua nga gjashtë deputetë të LDK-së. Ndërkohë, PDK-ja pati qëndrim të prerë për qëndrim në opozitë dhe nuk diskutoi se VV-në për ndonjë emër.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: