Sport
Mbappe sërish në epiqendër të polemikave: Udhëtimi drejt Parisit dhe përplasja e tensionuar me Mourinhon
Reklamë e Sponsorizuar
Kylian Mbappé është kthyer sërish në krye të vëmendjes mediatike në Spanjë, por kësaj radhe jo për shkak të paraqitjeve të tij në fushën e blertë me fanellën e kombëtares franceze.
Sulmuesi i njohur i Real Madridit u detyrua të braktiste kampin stërvitor të Francës pas ndeshjes kundër Turqisë, për shkak të disa shqetësimeve fizike, duke u rikthyer menjëherë në Madrid për rikuperim. Megjithatë, pak ditë më vonë, ai u kap nga aparatet fotografike në Paris, teksa po shijonte kohë të lirë në shoqërinë e partneres së tij.
Ky veprim ka ringjallur reagime dhe debate të shumta në opinionin sportiv spanjoll, duke sjellë në vëmendje një rast të ngjashëm nga viti i kaluar, kur Mbappé kishte udhëtuar drejt Cagliarit gjatë fazës së rikuperimit, një gjest ky që kishte shkaktuar pakënaqësi të thella brenda klubit madrilen. Megjithatë, situata mori një tjetër rrjedhë kur lojtar publikoi një video duke ngarë biçikletën, gjest që në Spanjë u interpretua gjerësisht si një mesazh sfidues apo thumbim ndaj trajnerit José Mourinho.
Tekniku portugez së fundmi kishte dhënë një porosi të prerë, duke theksuar se futbollistët e Real Madridit duhet të shmangin përdorimin e biçikletave për shkak të rrezikut të lartë të dëmtimeve. Sipas të dhënave nga emisioni i njohur spanjoll “El Chiringuito”, të martën ylli francez kaloi rreth një orë në qendrën stërvitore në Valdebebas, përpara se të nisej drejt aeroportit për një fluturim në orën 11:00 drejt Parisit, ku qëndroi përgjatë gjithë ditës para se të fluturonte sërish për në Spanjë rreth orës 20:45.
Megjithatë, elementi më intrigues që ka ngritur dyshime dhe ka tërhequr vëmendjen maksimale është një episod i ndodhur gjatë një dreke mes sulmuesit dhe trajnerit Mourinho. Sipas burimeve televizive spanjolle, strategu portugez i është drejtuar francezit me ton kritik në prani të personave të tjerë, duke i thënë hapur: “Do të të mbroj para mediave, por jo këtu.”
Në mediat spanjolle, kjo ngjarje po analizohet si episodi më i fundit i një dinamike komplekse, e cila po ushqen gjithnjë e më shumë spekulime dhe tensione rreth figurës së Mbappés dhe raportit të tij me gjigantin spanjoll.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: