Sport
“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë” – Scaloni përlotet dhe i dedikon fjalë zemre Messit pas lamtumirës historike
Reklamë e Sponsorizuar
Trajneri Lionel Scaloni ka përcjellë me emocione të thella ndeshjen e fundit të Lionel Messit me fanellën kombëtare të Argjentinës, duke e vlerësuar fituesin e tetëfishtë të “Topit të Artë” si lojtarin më të madh të të gjitha kohërave.
Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Monumental” të Buenos Airesit, Argjentina triumfoi me shifrat 3-0 ndaj Beninit, para më shumë se 80 mijë tifozësh që kishin mbushur shkallët për të përshëndetur ikonën e tyre. Për ta mbyllur këtë kapitull madhështor, Messi u tregua vendimtar duke realizuar një gol dhe duke shërbyer dy asistime të tjera.
Në konferencën për shtyp pas përfundimit të takimit, strategu argjentinas nuk i fshehu lëvdatat për kapitenin e tij.
“Bëhet fjalë për një futbollist të paimitueshëm dhe jam i bindur se pas tij nuk do të shohim më një talent të tillë në fushën e blertë”, u shpreh Scaloni para gazetarëve.
“Gjatë gjithë jetës sime nuk kam parë kurrë diçka të tillë te askush. Ajo që ai përcjell në fushë është e pakrahasueshme. Do të kërkojmë zgjidhje dhe alternativa të tjera, por ajo ndjesi nuk do të ekzistojë më”.
Scaloni, i cili së bashku me yllin argjentinas u kurorëzua kampion bote në vitin 2022, ndau gjithashtu ndjenjën e privilegjit që pati për ta udhëhequr atë në vitet e fundit të karrierës së tij ndërkombëtare.
“Kam një mirënjohje të përjetshme për gjithçka që ai na ka dhuruar dhe për përkushtimin e palodhur ndaj kësaj fanelle. Për mua ka qenë një ëndërr e bërë realityte që e kam drejtuar atë. Ia thashë edhe hapur, me ato pak forca që kisha: kurrë në jetë nuk do ta kisha imagjinuar se do të bëhesha trajneri i lojtarit më të mirë në histori”.
Kryetekniku i “Albicelestëve” pranoi se ngarkesa emocionale e kishte shoqëruar që para fillimit të sfidës, duke e ditur se po i vinte fundi një epoke të artë.
“Para ndeshjes ndieja trishtim, sepse po na lë një futbollist unik. Trashëgimia që ai lë pas është e jashtëzakonshme”, u shpreh ai, duke shtuar se nuk kishte mundur t'i përmbante lotët gjatë intonimit të himnit kombëtar.
Tashmë, kombëtarja e Argjentinës duhet të hapë një faqe të ja dhe të ecë përpara pa udhëheqjen e Messit, një sfidë që vetë Scaloni e pranon se do të jetë tejet sfiduese.
“Duhet të mësohemi të vazhdojmë pa të, edhe pse do të jetë shumë e vështirë. Ai vetë e ka thënë se vitet tona të fundit kanë qenë diçka jashtë normales. Megjithatë, ne jemi të përgatitur ta përballojmë këtë situatë”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: