Politikë
Nga qelia, Ilir Meta dërgon urimin për zgjedhjen e Justina Shiroka Pulës në krye të Kosovës
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i ka përcjellë një mesazh urimi presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka Pula, duke vlerësuar lart këtë zhvillim institucional për vendin.
Në mesazhin e tij, Meta thekson se konsolidimi i institucioneve kosovare shërben drejtpërdrejt për mirëqenien e qytetarëve, garantimin e stabilitetit demokratik dhe përshpejtimin e rrugëtimit evropian të shtetit.
“Urimet më të përzemërta Prof. Justina Shiroka-Pula, akademikes së mirënjohur, për zgjedhjen në detyrën e rëndësishme të Presidentes së Kosovës. Përgëzime të gjithë deputetëve që dëshmuan mbrëmë pjekurinë dhe përgjegjshmërinë e lartë politike për kapërcimin e një situate sfiduese për Kosovën”, shkruan Meta.
Sipas tij, forcimi i institucioneve të Kosovës është në dobi të qytetarëve, të stabilitetit demokratik dhe të së ardhmes evropiane të vendit.
“Konsolidimi i demokracisë funksionale dhe avancimi i proceseve europianizuese duhet të mbeten një përpjekje e përbashkët, në funksion të një Kosove më demokratike dhe më të integruar në familjen evropiane”, përfundon deklarata e ish-presidentit shqiptar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: