Kronikë
Tragjedi në Prizren: 72-vjeçarja humb jetën pasi dyshohet se ra nga ballkoni i shtëpisë
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e së martës fshatin Zym të Prizrenit, ku një grua e moshës 72-vjeçare është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së saj.
Konfirmimin zyrtar për këtë ngjarje e ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se alarmi është dhënë rreth orës 12:38 nga Qendra Emergjente, pasi është raportuar prania e një viktimë femër pa shenja jetës.
Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendngjarje kanë mbërritur njësitet e nevojshme policore, përfshirë hetuesit rajonalë, ekipin kujdestar si dhe specialistët e teknikalitetit të kriminalistikës për të kryer ekzaminimet e para.
Lidhur me këtë rast tragjik është vënë në lëvizje edhe Prokurori i Shtetit, me vendim të të cilit është iniciuar procedura zyrtare e cila po trajtohet si “Hetim i vdekjes”.
Në bazë të të dhënave të para nga terreni, dyshimet e para sugjerojnë se bëhet fjalë për një fatkeqësi aksidentale, pasi viktima dyshohet se ka rënë nga ballkoni i banesës së saj.
Ndërkohë, autoritetet kompetente po vijojnë intesivisht hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e sakta që çuan në këtë humbje jete.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: