Aktuale
KEDS dhe KOSTT paralajmërojnë ndërprerje të energjisë elektrike në këto zona për shkak të punimeve
Reklamë e Sponsorizuar
Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar konsumatorët se gjatë ditëve në vijim do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa rajone të vendit. Këto ndërprerje janë të domosdoshme për të mundësuar realizimin e punimeve teknike që synojnë rritjen e sigurisë dhe stabilitetit të sistemit elektroenergjetik.
Në Mitrovicë, për shkak të vendosjes dhe premontimit të shtyllave të tensionit të mesëm, nga NS 110/10[kV] Mitrovicë 2, do të shkëputet dalja 10[kV] Shipoli. Ndërprerja do të zgjasë nga ora 10:30 deri në 15:15. Zonat e prekura përfshijnë një varg rrugësh si: Agim Çavdërbasha, Ali Hadri, Dëshmorët e Kombit, Emin Duraku, Eqrem Qabej, Gazmend Baliu, Gjon Belushi, Ilaz Kodra, Marija Kraja, Ndre Mjeda, Pjetër Budi, Shkodra, Elez Begu, Nora Kelmendi, Sami Gashi, Selman Vojvoda, Jetish Bajrami dhe Sylë Vokshi. Po ashtu, pa rrymë do të mbesin edhe fshatrat: Frashër i Vogël, Lushtë, Pirç, Shipol, Vaganicë, Vaganicë e Poshtme, Vaganicë e Epërme, Vërnicë dhe një pjesë e Zhabarit të Epërm.
Ndërkaq, me datë 27 shtator 2026, për shkak të punimeve të mirëmbajtjes nga ana e KOSTT-it, në Prishtinë do të ketë ndërprerje të rrymës nga NS 110/10(20)[kV] Prishtina 5. Gjatë orarit 10:00–15:00, do të ndërpritet TR 1, çka do të lë pa tension të gjitha daljet 10kV. Kjo do të prekë një numër të madh zonash në kryeqytet, duke përfshirë pjesë të Kodrës së Trimave, Kolovicës, lagjen e Spitalit të Mushkërive, rrugët si Nexhmi Llumnica, Xhemajl Ibishi, Abedin Rexha, Hasan Brahimi, si dhe fshatrat e zonave përreth si Bardhosh, Trudë, Bërnicë, Prugovc, Makovc, Sinidol dhe të tjera.
Në të njëjtën ditë, nga NS 35/10(20)[kV] Mazgiti, për shkak të ndërrimit të transformatorit TR-3, do të ketë shkëputje në daljen 20[kV] J15 Breznicë. Nga ora 10:00 deri në 13:00, furnizimi do të ndërpritet për fshatrat: Breznicë, Kozaricë dhe Barilevë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: