Politikë
“Mos e harro UÇK-në dhe të ardhmen”, mesazhi i fortë i deputetit të LDK-së për kreun e shtetit
Reklamë e Sponsorizuar
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, e ka cilësuar ditën e djeshme si sfidën më të vështirë gjatë rrugëtimit të tij të deritanishëm politik. Ai ka theksuar se, pavarësisht dilemave të thella personale, ka preferuar t'i përmbahet vendimit kolektiv të subjektit politik dhe të veprojë në unitet me grupin parlamentar.
Sipas Sadikut, ai është gjendur në një udhëkryq emocional dhe profesional, i ndarë mes detyrimit institucional, standardeve të drejtësisë, trashëgimisë politike të LDK-së dhe admirimit të tij të sinqertë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Dje ka qenë dita më e rëndë e karrierës sime të shkurtër politike. Kam mendu që është e fundit”, ka shkruar ai në pasqyrimin e tij për ngjarjen.
Duke iu drejtuar drejtpërdrejt presidentes, ai ka shtuar: “Prej dje nuk je presidente e asnjë partie. Je presidente e Republikës së Kosovës. Je presidente që je votu nën brohoritjet “UÇK, UÇK, UÇK”, në një qytet që po bënte flakë. Mos e harro këtë. Mos i harro ata që luftuan. Mos i harro ata që u vranë. Mos i harro familjet që ende presin drejtësi. Dhe, mbi të gjitha, mos harro se prej sot duhet me i përfaqësu të gjithë”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: