Grupi “Asnjë Cent Më Shumë” nesër paralajmëron padi kundër ZRRE-së
Publikuar më: 01-05-2025 17:17
Grupi qytetar “Asnjë Cent Më Shumë” ka njoftuar se nesër nga ora 11:00 do të dorëzojnë padi kundë Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).
Kjo padi do të jetë për vendimin e kësaj zyreje për rritjen e tarifave për energji elektrike, raporton Zeri.info.
Sipas tyre padia do të dorëzohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
“Pas dorëzimit të padisë, përfaqësues të grupit do të japin një deklaratë për media, ku do të shpjegohen bazat ligjore të padisë dhe pasojat që ky vendim i ZRRE-së po shkakton mbi mirëqenien e qytetarëve”, thuhet në njoftim. /Zëri