Aktuale
OVL e UÇK-së vlerëson lart unitetin qytetar: Falë protestave mbrojtëm vlerat e luftës çlirimtare
Reklamë e Sponsorizuar
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë të gjitha strukturave të dala nga lufta, si dhe mbarë qytetarëve për angazhimin dhe vendosmërinë e treguar gjatë protestave në mbrojtje të UÇK-së.
Nëpërmjet një deklarate zyrtare, kjo organizatë ka vënë inë dukje rëndësinë e kontributit qytetar, duke nënvizuar se ky organizim i përbashkët shërbeu si mburojë për dinjitetin, figurën dhe vlerat e shenjta të UÇK-së.
“Të nderuara kategori të dala nga lufta e UÇK-së, të nderuar qytetarë.
Me qëndresën tuaj, duke protestuar, arritëm së bashku ta mbrojmë UÇK-në. FALEMINDERIT PËR SHËRBIMIN NDAJ ATDHEUT!”, citohet në reagimin e OVL-UÇK.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: