Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Kryeministri Kurti: Kosova ka presidente të re dhe institucione stabile

Redaksia Lajmetereja • 07-10-2026 05:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri Kurti: Kosova ka presidente të re dhe institucione stabile
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës. Kurti tha se me zgjedhjen e presidentes së re, Kosova tashmë ka institucione stabile. Ai bëri të ditur gjithashtu se është miratuar ligji me ndryshime për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë. “Do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel”,shkroi Kurti. Republika ka presidente të re, profesoreshën Justina Shiroka-Pula, Kosova ka institucione stabile. Kemi edhe ligjin me ndryshime për Dhomat dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë dhe do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel. Falënderoj deputetët pjesëmarrës në votim, sikurse edhe kryetarin Hamza që pranoi propozimin. Shumë mund e përpjekje, për kompromisin në fund. Për Republikën e Kosovës! Urime presidentes së re dhe të gjithë qytetarëve!
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar