Politikë
Hamza komenton mundësinë e Feride Rushitit për presidente: Ajo ka bindje të forta të Vetëvendosjes
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, gjatë një konference për media, është pyetur rreth propozimit të mundshëm të Feride Rushitit për postin e njerit të parë të shtetit nga ana e kryeministrit Albin Kurti.
Në pyetjen e gazetarëve nëse ky mund të konsideruar si një emër politik duke u nisur nga fakti se ajo nuk figuron si anëtare formale e Lëvizjes Vetëvendosje, kreu i PDK-së u shpreh i bindur se simpatitë e saj politike anojnë hapur drejt këtij subjekti.
“Mendoj që është fort Vetëvendosje. Nuk e di a e ka librezën, por është Vetëvendosje. Çdo propozim që bëhet pa marrëveshje është vetëm propozim i joni. Siç është vetëm propozim i joni, mundet me qenë me librezë ose pa librezë, por është i joni”, ka theksuar Hamza.
Më tej, ai ka bërë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës ka në radhët e saj personalitete të përshtatshme dhe me integritet për ta udhëhequr vendin në pozitën e presidentit.
Në fund, Hamza ka vënë theksin te domosdoshmëria që fillimisht të miratohet Ligji për Dhomat e Specializuara, e më pas të orientohet puna drejt arritjes së një konsensusi apo marrëveshjeje të gjerë politike për çështjen e presidentit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: