Politikë
Kurti ironizon gazetarët: Pyetni Bedri Hamzën për propozimet e reja, mua më lini të flas me Konjufcën e Rushitin
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference për media ku ka bërë publike propozimet për dy kandidatët e rinj për postin e presidentit, Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin, u është drejtuar me një kërkesë të pazakontë gazetarëve të pranishëm.
Kreu i ekzekutivit i ka orientuar përfaqësuesit e medieve që të mos kërkojnë komente nga Konjufca apo Rushiti, por të kontaktojnë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, për të kuptuar qëndrimin e tij rreth këtyre emrave.
"Pas kësaj konference mos i thirrni Glaukun e Feriden, por ta pyesni Bedri Hamzën se çka mendon për propozimin tonë. Mandej me Glaukun e Feriden flas unë. Ju flsini me Bedri Hamzën se s’po mundem ta takoj. Unë ju besoj juve si ndërmjetësues", është shprehur Kurti përmes një toni ironik gjatë paraqitjes së tij para gazetarëve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: