Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Lushtaku ashpër ndaj Kurtit: Po bën pazare me ligjin e UÇK-së për postin e presidentit

Redaksia Lajmetereja • 06-10-2026 18:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Lushtaku ashpër ndaj Kurtit: Po bën pazare me ligjin e UÇK-së për postin e presidentit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka drejtuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti, pas deklaratave të këtij të fundit rreth propozimeve për zgjedhjen e presidentit dhe ndryshimeve ligjore. Reagimi i ligjvënësit opozitar vjen pas konferencës së kreut të ekzekutivit, ku sipas tij, po synohet kushtëzimi i votimit për Dhomat e Specializuara për interesa të ngushta politike dhe autoritare. "Kryeministri, si një pazarxhi, po kushtëzon votën për ligjin që mbron historinë tonë të lavdishme vetëm për ambiciet e tij politike", ka shkruar Lushtaku në rrjetet sociale. Gjatë reagimit të tij, ai ka përdorur edhe tonë ironike, duke kërkuar që Kurtit t'i rikujtohet funksioni që mban. "Kallxoni dikush se është kryeministër i Qeverisë së Kosovës, se mos po habitet", ka shtuar ai. Në fund, deputeti i PDK-së ka nënvizuar se ky projektligj nuk duhet të përfshihet në asnjë lloj pazari mes subjekteve politike, duke kërkuar reflektim urgjent. "E pastaj kujtojani se ky ligj është për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e jo për partitë politike", ka përfunduar deklaratën e tij Lushtaku.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar