Sport
Goditje e rëndë për Milot Rashicën, klubi i Besiktasit konfirmon dëmtimin e sulmuesit
Reklamë e Sponsorizuar
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, do të mbetet jashtë fushave të blerta për një periudhë kohore, pasi ka pësuar një lëndim që e detyron të humbasë disa ndeshje të radhës me gjigantin turk, Besiktas.
Kjo mungesë është zyrtarizuar nga vetë klubi nga Stambolli përmes një njoftimi zyrtar për opinionin publik dhe tifozët.
“Për shkak të dëmtimit të kofshës, të cilin lojtari ynë Milot Rashica e pësoi në minutën e 88-të të ndeshjes së Kombëtares së Kosovës kundër Austrisë, të zhvilluar më 4 tetor 2026, ai nuk ishte në gjendje ta vazhdonte ndeshjen”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga skuadra e Besiktasit.
Më tej, klubi ka bërë të ditur se pas kontrolleve të detajuara mjekësore është zbuluar shkalla e dëmtimit të lojtarit. “Vlerësimi nga ekipi ynë mjekësor dhe ekzaminimi me rezonancë magnetike (MRI) në spitalin 'Acıbadem Altunizade' zbuluan një tërheqje dhe hemorragji në muskulin e sipërm të kofshës së djathtë (rectus femoris)”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: