Lajm i mirë: Gjendet shëndosh e mirë i mituri i zhdukur në Fushë Kosovë – ishte në një veturë të braktisur me shokët

Publikuar më: 01-05-2025 07:00
Pas disa orësh kërkime intensive dhe shqetësimi nga familja, Aurel Krasniqi, 11-vjeçari i raportuar si i zhdukur në Fushë Kosovë, është gjetur shëndosh e mirë. Ai është hasur nga hetuesit rreth orës 23:50 në Rrugën e Pejës dhe pas kontrollit mjekësor është konfirmuar se është në gjendje të mirë shëndetësore. I mituri ka sqaruar se gjatë kësaj kohe kishte qëndruar në një veturë të braktisur në lagjen Eliza, së bashku me disa shokë dhe nuk kishte pasur ndonjë problem. Një përfundim i lumtur për një rast që kishte ngritur shqetësim të madh. Shpërndaje këtë lajm në:
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu