Sport
“Ai është Zoti” – Mbrojtësi i Benin jep deklaratën virale para përballjes historike me Leo Messin
Reklamë e Sponsorizuar
Kombëtarja e Argjentinës do të zbarkojë në fushë këtë të mërkurë, në mesnatë, për të zhvilluar një ndeshje miqësore kundër Beninit. Kjo sfidë merr një peshë të veçantë, pasi do të shënojë gjithashtu paraqitjen e fundit të yllit argjentinas, Leo Messi, me fanelën e “Albicelesteve”.
Në prag të këtij takimi, në platformat e ndryshme të mediave sociale është bërë virale një deklaratë e mbrojtësit të Beninit, Mohamed Tijani. I pyetur nga gazetarët se çfarë strategjie do të përdornin për të neutralizuar sulmuesin legjendar në fushën e blertë, futbollisti është treguar tejet i sinqertë dhe i humorshëm.
“Si do ta markojmë? Nuk ka nevojë ta markosh. Le ta shijojmë si ndeshje. Nuk ka plan. Ai është Zoti”, ka u shpreh Tijani, duke tërhequr vëmendjen e opinionit sportiv ndërkombëtar me përgjigjen e tij origjinale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: