Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Protesta para Kryeministrisë në Tiranë hyn në ditën e 118-të

Redaksia Lajmetereja • 25-09-2026 21:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Protesta para Kryeministrisë në Tiranë hyn në ditën e 118-të
Qytetarët u mblodhën sërish sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë dhe marshuan drejt Kryeministrisë, në ditën e 118-të të protestave kundër investimit të planifikuar në Zvërnec. Protestuesit vijuan ritualin e marshimit përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke kundërshtuar projektin turistik në zonën e Zvërnecit, politikat për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike. Një i moshuar, foli për gazetarët nga sheshi “Skënderbej”, ku ndau përvojën dhe problematikat e tij me sistemin shëndetësor në vend. Ndërsa, aktivisti Edison Lika në fjalën e tij para godinës së Kryeministrisë u ndal te incidenti me vezë ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës së tij në Nju-Jork. Lika deklaroi se shqiptarët në SHBA e pritën Ramën me protesta dhe vezë, ndërsa tha se protestuesit i kanë përcjellë mesazhin se ai, sipas tyre, nuk përfaqëson më qytetarët shqiptarë. Edhe në protestën e sotme, një pjesë e mesazheve janë përcjellë përmes pankartave të mbajtura nga protestuesit. Në to kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe shprehet kundërshtimi ndaj qeverisë. Protesta e nisur më 31 maji ka parashtruar një seri kërkesash nga anullimi i ndryshimeve ligjore në ligjin për zonat e mbrojtura, te anulkimi i “paktës së maleve”, si edhe të kërkesa politike për largimin e klasës politike në vend.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar