Kronikë
Vetëm një ditë pas shoqërimit në polici, nipi i Hashim Thaçit shfaqet sërish në protestën e sheshit “Skënderbeu”
Reklamë e Sponsorizuar
Pasi u ndalua gjatë ditës së djeshme nga efektivët e Policisë së Kosovës në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet, Atdhe Thaçi, nipi i ish-presidentit Hashim Thaçi, është rikthyer sot në shesh.
Ai është fotografuar sërish mes qytetarëve të mbledhur për të marrë pjesë në tubimin protestues të paralajmëruar për ditën e sotme, i cili ka nisur zyrtarisht në orën 12:00.
Kjo protestë, e cila është cilësuar si një organizim mbarëpopullor, është thirrur me qëllimin kryesor për të kundërshtuar miratimin në lexim të dytë të Projektligjit për Gjykatën Speciale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: