Aktuale
Bedri Hamza kërkon thirrjen e menjëhershme të seancës për miratimin përfundimtar të Ligjit për Specialen
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kërkuar caktimin urgjent të një seance plenare, e cila do t'i hapte rrugë votimit të Ligjit për Specialen në lexim të dytë.
Gjatë prononcimit të tij, ai ka theksuar se nuk ka pasur asnjë lloj kontakti apo komunikimi me Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me kësaj çështjeje.
"Nuk kemi pasur komunikim. Kërkesa jonë është e qartë, të thirret seanca, ligji me u votu në lexim të dytë", u shpreh ai.
Sipas kreut të PDK-së, procesi nuk paraqet ndonjë pengesë apo vështirësi teknike a politike, duke shtuar se miratimi i deritanishëm në lexim të parë dëshmon se nuk ka dilema për këtë nismë.
"Nuk ka asnjë vështirësi, asnjë pengesë. Nëse ka pasur çfarëdo pengese, çfarëdo dileme, pse ka kaluar në lexim të parë", shtoi tutje Hamza.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: