Kronikë
Eksperti i sigurisë ashpër ndaj Policisë së Kosovës: Veprim i papërgatitur dhe përdorim i forcës joproporcionale
Reklamë e Sponsorizuar
Eksperti i fushës së sigurisë, Bedri Elezi, ka adresuar kritika të rrepta ndaj Policisë së Kosovës lidhur me mënyrën se a u menaxhua situata gjatë protestës së mbrëmshme.
Sipas Elezit, gjatë zhvillimeve në terren është vërejtur qartë se struktura policore ka shfaqur dobësi dhe mungesë të theksuar të përgatitjes për të ndërmarrë veprime konkrete dhe efikase operative.
"Policia e Kosovës në këso situatash duhet të njoh organizatorët e protestës dhe duhet të negociojë me ata për të krijuar eventualosht korridore për të larguar persona, qofshin ata deputet, ministra", ka deklaruar Elezi.
Në përmbyllje të prononcimit të tij, ai ka vënë theksin te fakti se gjatë ndërhyrjes, efektivët e policisë kanë bërë përdorim të një force që nuk ka qenë në përpjesëtim të drejtë me situatën.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: