Gazetari serb Krstiç: Afrim Bunjaku nuk është vrarë

Publikuar më: 30-04-2025 13:30
Publikuar më: Gazetari serb, Krstiç, ka deklaruar se polici Afrim Bunjaku nuk është vrarë, duke nenkuptuar se ai mund të ketë humbur jetën si pasojë e një incidenti në një barikadë të minuar, e jo si pasojë e një sulmi të drejtpërdrejtë. Sipas tij, çdo pjesëtar i trajnuar i Policisë e di që barikadat në veri janë zakonisht të minuara. Ai thekson se natën e incidentit nuk ka pasur energji elektrike në zonë dhe dy kamionë kishin bllokuar urën, çka e bënte situatën jashtëzakonisht të rrezikshme. Krstiç shton se, në rrethana të tilla, polici do të duhej të njoftonte eprorët e tij para se të vepronte. Ai thotë se posedon informacione të konfirmuara nga burime të brendshme të Policisë së Kosovës si dhe nga institucione vendore dhe ndërkombëtare, që mbështesin këtë version të ngjarjes.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu