Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Skenari për shmangien e zgjedhjeve: Drenori nxjerr formulën me Konjufcën President dhe ndryshime në qeveri

Redaksia Lajmetereja • 06-10-2026 06:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Skenari për shmangien e zgjedhjeve: Drenori nxjerr formulën me Konjufcën President dhe ndryshime në qeveri
Analisti politik Xhavit Drenori ka paraqitur një propozim konkret për të evituar zgjedhjet e jashtëzakonshme, pikërisht në ditën kur përfundon afati kushtetues për përzgjedhjen e kreut të shtetit. Plani i tij parashikon ngritjen e Glauk Konjufcës në postin e Presidentit, angazhimin e ekzekutivit për reforma ligjore, zëvendësimin e ministres së Drejtësisë me Andin Hotin, si dhe emërimin e Elisa Spiropalit në krye të diplomacisë. Drenori ka bërë thirrje për dialog dhe konsensus mes palëve, duke theksuar se Kosovës i duhet domosdoshmërisht stabilitet institucional. Sot është afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit të ri, në të kundërtën vendi rrezikon të shkojë automatikisht drejt zgjedhjeve të parakohshme. Sipas tij, nuk duhet të tregohemi naivë përballë pasojave që mund të sjellë çdo rrugëzgjedhje e mundshme. Asnjë subjekt politik, e aq më pak PDK-ja, nuk i bën nder katërshes në Hagë nëse vendi drejtohet drejt një procesi zgjedhor në këtë moment. Nga ana tjetër, organizimi i zgjedhjeve në një ambient kaq të polarizuar, me tensione të larta politike dhe me protesta që kanë kaluar në dhunë e cenim institucionesh, shtron një pyetje madhore: kush mund të garantojë kushte për një fushatë të qetë dhe demokratike? Përballë këtij ngërçi, formula politike që sugjerohet të hidhet në shqyrtim përfshin katër pika kryesore: Së pari, Glauk Konjufca të zgjidhet sot President i Republikës së Kosovës. Paraprakisht, në një takim të përbashkët me z. Hamza, z. Abdixhiku dhe z. Haradinaj, ai do të duhet të ofrojë garanci për ushtrimin e detyrës në përputhje të rreptë me Kushtetutën, si dhe një zotim publik se do të angazhohet fuqishëm për mbështetjen e katërshes në Hagë, përmes lobimit te partnerët ndërkombëtarë. Së dyti, kryeministri Kurti të angazhohet maksimalisht për ndryshimet e nevojshme ligjore, duke përfshirë nismat për rishikimin e funksionimit të Gjykatës Speciale, në përputhje edhe me qëndrimet e tij të mëparshme publike. Së treti, posti i ministrit të Drejtësisë t'i besohet Andin Hotit. Së katërti, Elisa Spiropali të angazhohet në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në këtë formë, energjia e spektrit politik do të mund të kanalizohej drejt një synimi të përbashkët që ndajnë shumë aktorë vendorë, pavarësisht rrugëve të ndryshme të ndjekura deri më tani. Në këtë udhëkryq të rëndësishëm, vendit nuk i duhet një tjetër përplasje, por një akord politik që garanton mbarëvajtjen e institucioneve, stabilitetin e shtetit dhe përkushtimin ndaj interesave jetike kombëtare. Momenti kërkon përgjegjësi të lartë politike, dialog dhe marrëveshje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar