Aktuale
Kriza institucionale në Kosovë dhe hija e së kaluarës: Pse politika shqiptare po i shpërfill miqtë e mëdhenj të kombit
Reklamë e Sponsorizuar
Gjendja aktuale e Shqipërisë shpesh lidhet me mungesën e një qasjeje më të theksuar nacionaliste, megjithatë një zhgënjim i tillë nuk pritej të vinte nga skena politike e Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë. Ngjashëm me komunistët shqiptarë të dikurshëm, të cilët financoheshin dhe armatoseshin nga Britania, por besnikërinë shpirtërore e kishin në Moskë, edhe sot një pjesë e politikanëve në Tiranë dhe Prishtinë deklarohen publikisht si proamerikanë, ndërkohadhënësinë e tyre ideologjike e mbajnë të lidhur me relikte enveriste, titiste dhe me praktika të korrupsionit.
Shkas për këtë analizë shërben ngërçi i thellë institucional në të cilin ndodhet Kosova si pasojë e dështimit për të zgjedhur presidentin, si dhe një shkrim i shkëlqyer i publicistes Elida Buçpapaj me titull “Albin Kurti @ opozita duhet të bien dakord për Faton Bislimin, kandidatin për president konsensual propozuar nga kongresmeni Joe DioGuardi & ambasadori Walker”. Vlerësimi im është se znj. Buçpapaj sjell një këshillë tejet të vlefshme dhe të argumentuar për zgjedhjen e kreut të shtetit, aq më tepër kur propozimi vjen nga dy personalitete që gëzojnë statusin e heronjve për kontributin e tyre historik në lirinë dhe shtetëndërtimin e Kosovës.
Analiza e publicistes Buçpapaj shërben si një kambanë alarmi dhe leksion reflektimi për mbarë politikëbërjen në Kosovë dhe Shqipëri, nga e cila vlen të citohet:
“Nuk ka ndodhur kurrë në historinë moderne të shtetit që dy nga figurat më të shquara me ndikim thelbësor në arritjet që Kosova gëzon sot,
sikur Ambasadori Walker që e ktheu rrotën e historisë në favor të viktimës
dhe Kongresmeni Joe DioGuardi që e vuri temën e Kosovës si çështje për t’u zgjidhur në kryemetropolin e demokracisë, Washington D.C.,
në favor të Kosovës e popullit të saj të nëpërkëmbur, të shtypur e konsideruar i dorës së fundit nga regjimi kriminal serb,
dy Zëra të Fuqishëm që vijnë nga SHBA,
të propozojnë të njëjtin emër si kandidat konsensual për president të Republikës së Kosovës.
Emrin e Faton Bislimit, i cili ka filluar bashkëpunimin me administratat amerikane, me Kongresin e SHBA-së dhe Komitetin për Punë të Jashtme që kur drejtohej nga Kongresisti i shquar, miku i paharruar i kombit shqiptar, Tom Lantos.
Këto dy figura të ndritura, DioGuardi dhe Walker, dhe dy zëra të fuqishëm direkt me ndikim në administratat e SHBA-së, bëhen garant për kandidaturën e Faton Bislimit si President i Republikës së Kosovës,
ndërsa politika e dështuar e Kosovës bën syrin qorr e veshin shurdh, duke sanksionuar falimentin e saj”.
Në këtë linjë, thirrja ime për Albin Kurtin dhe udhëheqjen kosovare është e qartë: distancohuni nga fryma enveriste dhe nga Edi Rama. Këtë domosdoshmëri e shpjegon më së miri edhe profesori i nderuar Eshref Ymeri, i cili thekson:
“Si shërbëtor besnik i serbosllavizmit, Enver Hoxha nuk kishte absolutisht besim në energjitë krijuese të popullit shqiptar për rimëkëmbjen e vendit pas përfundimit të luftës. Prandaj ekzistencën e Republikës së Shqipërisë ai e shikonte të pamundur jashtë ombrellës shoviniste jugosllave. Kryeministri Rama është kreu i majtizmit në Shqipëri, majtizëm, i cili është trashëgimtar i drejtpërdrejtë i veprës tradhtare të Enver Hoxhës në marrëdhëniet me serbosllavizmin. Ishte pikërisht Enver Hoxha ai, i cili, nga hiç njeri, u peshkua me kohë e me vakt nga shërbimi sekret serb për t’u vënë në krye të Shqipërisë për interesat shoviniste të serbosllavizmit.
Në plenumin e Beratit të vitit 1944 deklaroi: “Shqipëria jo që nuk e rrit dot ekonominë e saj, por as e zhvillon dot atë sepse imperializmi do ta gëlltiste;… e vetmja zgjidhje e saj është të bashkohet në një konfederatë me Jugosllavinë…” Tre vjet më vonë...
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: