Aktuale
Thirrje urgjente nga OVL-UÇK: Sot tubim masiv në sheshin e Prishtinës
Reklamë e Sponsorizuar
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) u ka bërë thirrje qytetarëve dhe gjithë strukturave të dala nga lufta që t'i bashkohen protestës së sotme në kryeqytet.
Nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale, kjo organizatë ka kërkuar mobilizim dhe pjesëmarrje masive në sheshin e Prishtinës, duke nënvizuar rëndësinë e unitetit dhe ruajtjes së dinjitetit në këto momente.
"Për të mbrojtur atë që është e jona dhe për të dëshmuar se UÇK-ja na bashkon", theksohet shprehimisht në kumtesën e lëshuar nga OVL-UÇK.
Kujtojmë se thirrja vjen pas tensioneve dhe përshkallëzimit që u shënuan gjatë zhvillimeve të protestës së djeshme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: