Një 65-vjeçare vdiq nga aksidenti në rrugën Mitrovicë – Skenderaj
Publikuar më: 30-04-2025 13:02
Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 12:54 në rrugën rajonale Mitrovicë–Skenderaj, saktësisht në fshatin Klinë e Ulët, ku si pasojë ka humbur jetën një grua rreth 65 vjeçare.
Sipas njoftimit të Policisë, në aksident janë përfshirë dy vetura.
Përveç viktimës, katër persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetime për të sqaruar rrethanat e aksidentit.