Kronikë
Pakënaqësitë në LDK, Blerim Kuçi kritikon ashpër qëndrimin e partisë ndaj Gjykatës Speciale
Reklamë e Sponsorizuar
Vala e pakënaqësive brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është thelluar edhe më tej, pasi një tjetër figurë e këtij subjekti politik ka shprehur hapur kundërshtimin ndaj linjës zyrtare të partisë, lidhur me refuzimin e votimit të projektligjit për Gjykatën Speciale.
Blerim Kuçi, anëtar i kësaj force politike dhe njkohësisht ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka theksuar se vendimmarrja për çështje me peshë nacionale kërkon maturi dhe përgjegjësi të lartë institucionale.
"Vendimet për tema të mëdha nacionale, siç është UÇK-ja, maten me kanarin (peshoren) e madh. Kosova nuk është në vitin 1999–2000. Kosova është në vitin 2026–2027. Në cilin vit është LDK-ja sot dhe me cilin kanar po peshon?", ka deklaruar Kuçi në reagimin e tij.
Ky zhvillim vjen në një kohë tensionesh të brendshme, ndërkohë që gjatë ditës së sotme, pas vendimit të njëjtë të partisë, edhe Xhafer Gashi ka zyrtarizuar dorëheqjen e tij nga strukturat dhe anëtarësia e LDK-së.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: