Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Trajtimi i dhunshëm i protestuesve, deputeti Ramadani kërkon hetim urgjent ndaj veprimeve të Policisë

Redaksia Lajmetereja • 05-10-2026 22:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar hapjen e menjëhershme të hetimeve lidhur me qasjen dhe sjelljen e forcave policore gjatë protestës qytetare ku kërkohej miratimi i ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale. Gjatë reagimit të tij, ai e ka cilësuar si joproporcionale ndërhyrjen e Policisë, ndërsa ka theksuar se Inspektorati Policor i Kosovës duhet patjetër të nisë verifikimin e veprimeve të zyrtarëve në terren. Në mbështetje të pretendimeve të tij, Ramadani ka publikuar edhe pamje fotografike të llojit të gazit lotsjellës të përdorur nga organet e rendit gjatë tubimit. “Duhet ta shohin me detaje Planin Operativ (nëse ka qenë i përgatitur mirë), pajisjet dhe nivelin e forcës së përdorur. Si anëtar i Komisionit për Çështje të Sigurisë e Mbrojtjes (nëse do të funksionojë ky Parlament), do të kërkojë raportimin urgjent të Drejtorit të Policisë për masat e ndërmarra sot nga pasditja. Njëjtë edhe Kryeshefin e Inspektoratit Policor për aktivizimin dhe hetimet e tyre. Nëse s’ka tash Parlament, pas zgjedhjeve gjithsesi askush të mos mendojë se i ikën përgjegjësisë! Nuk harrohen gabimet! Nuk mund të falen ato!”, ka shkruar ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar