Aktuale
Organizata e Veteranëve të UÇK-së thirrje urgjente qytetarëve: Nesër të gjithë në sheshin e Prishtinës
Reklamë e Sponsorizuar
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) u ka drejtuar një thirrje publike qytetarëve dhe mbështetësve që të marrin pjesë masivisht në tubimin e paralajmëruar për nesër në sheshin kryesor të Prishtinës.
Në thirrjen e lëshuar nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, theksohet rëndësia e pranisë qytetare që në orët e para të mëngjesit në kryeqytet.
"Nesër, mëngjesi duhet të na gjejë të gjithëve në sheshin e Prishtinës. Të bashkuar dhe me dinjitet, për të mbrojtur atë që është e jona dhe për të dëshmuar se UÇK-ja na bashkon", thuhet shprehimisht në njoftimin zyrtar të shpërndarë nga OVL-UÇK në rrjetin social Facebook.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: