Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Paraqitja e Anis Mehmetit mahnit ish-futbollistin e Kombëtares: Ai është më i miri në atë krah

Redaksia Lajmetereja • 05-10-2026 21:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Paraqitja e Anis Mehmetit mahnit ish-futbollistin e Kombëtares: Ai është më i miri në atë krah
Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ilir Alliu, i ftuar së fundmi në emisionin “Mega Sport” në A2CNN, ka shprehur admirimin e tij për aftësitë dhe ndikimin që pati Anis Mehmeti në fushën e blertë, pavarësisht se 25-vjeçari u aktivizua vetëm në minutën e 77-të të sfidës kundër Finlandës si lojtar i stolit. Duke analizuar minutat e fundit të takimit, Alliu vuri theksin te roli natyral i Mehmetit në fushë: “Për 10-12 minutat e fundit, herën e parë që u vendos në pozicionin e vet te Kombëtarja, Anis Mehmeti… Ai është sulmues krahu tipik. I shkoi fundores, u kthye mbrapsht. Hodhi 10 krosime të rrezikshme në zonë.” Në vijim të fjalës së tij, ish-lojtari kuqezi theksoi rëndësinë e meritokracisë dhe nivelit të lojës, duke bërë një krahasim direkt mes kampionateve: “Ç’më duhet mua ku luan Arbër Hoxha! Unë dua lojtarin më të mirë dhe në krahun e majtë, aktualisht më i miri te Shqipëria është Mehmeti. Edhe Kategoria e Tretë në Angli është më e mirë se kampionatet ballkanike.” Në përmbyllje të analizës së tij, Alliu vlerësoi konkretisht kontributin e sulmuesit gjatë ndeshjes: “Mehmeti ka tipare tipike të sulmuesit anësor. Shkonte te fundorja, ta kthente topin nga mbrapa. Hidhte pasimin nga shtylla e dytë. Ai krijoi 3 raste të pastra.”
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar