Kronikë
Zbardhet detaji i ndjeshëm: Çfarë lloj gazi lotsjellës përdori Policia për shpërndarjen e protestuesve?
Reklamë e Sponsorizuar
Gjatë operacionit për shpërndarjen e turmës në protestë, Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës ndaj qytetarëve të pranishëm.
Bazuar në pamjet dhe materialet e siguruara nga terreni, mbetjet e mjeteve piroteknike të hedhura dëshmojnë se ky gaz lotsjellës është prodhuar në vitin 2018.
Të dhënat e shënuara qartë në vetë pajisjet tregojnë se ky mjet ka një afat skadence ose përdorimi prej pesë vitesh.
Po ashtu, në udhëzimet e prodhuesit të vendosura mbi pajisje theksohet prerazi se një mjet i tillë nuk duhet të hidhet dhe të përdoret kurrë drejtpërdrejt në drejtim të njerëzve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: