Politikë
Muaji Rozë: Petrol Company vë në qendër shëndetin dhe mirëqenien e grave
Reklamë e Sponsorizuar
Tetori shërben si një kujtesë e rëndësishme se ruajtja e shëndetit kërkon vëmendje të vazhdueshme dhe nuk duhet anashkaluar. I njohur ndryshe si Muaji Rozë, ky periudhë kohore nxit ndërgjegjësimin rreth kancerit të gjirit, duke inkurajuar dialogun e hapur dhe kryerjen e kontrolleve mjekësore në mënyrë të rregullt.
Duke iu bashkuar kësaj nisme globale, Petrol Company ka vendosur në fokus punonjëset e saj. Gjatë këtij muaji, gratë e punësuara në këtë kompani përcjellin një mesazh sensibilizues për të gjitha gjininë femërore: vendosja e shëndetit në plan të parë dhe gjetja e kohës për veten është një domosdoshmëri jetike.
Përmes solidaritetit dhe angazhimit të tyre, punonjëset e Petrol Company dëshmojnë se përkujdesja reciproke mund të fillojë që nga një bisedë e thjeshtë, një këshillë dashamirëse apo një kujtesë për të kryer ekzaminimet mjekësore.
Për vetë kompaninë, ky mision shtrihet shumë më gjerë se kufijtë e muajit tetor. Ofrimi i sigurimit shëndetësor për të gjithë stafin garanton një mbështetje të vazhdueshme dhe kujdes mjekësor përgjatë gjithë vitit kalendarik.
Në kuadër të fushatës së Muajit Rozë, Petrol Company u bën thirrje grave dhe vajzave që të informohen rregullat, të konsultohen me mjekët specialistë dhe të mos i anashkalojnë asnjëherë kontrollet e domosdoshme parandaluese.
Kujdesi ndaj vetvetes është investimi më i çmuar. Mos e shtyni atë për nesër.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: