Sport
Bedri Hamza në protestë: Miratimi i Ligjit për Specialen është çështje e historisë dhe e ardhmërisë kombëtare
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është bërë pjesë e tubimit protestues të mbajtur ditën e sotme, ku ka vënë në pah domosdoshmërinë e mbështetjes dhe miratimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se zëri i qytetarëve është i qartë në kërkesën e tyre për kalimin e këtij akti ligjor pa vonesa.
"Ligji është domosdoshmëri, nuk ka asnjë arsye që Ligji të mos aprovohet në dy lexime, Ligji nuk ka të bëjë me një parti politike, ka të bëjë me një çështje që i kalon përmasat e një partie, ka të bëjë me mbrojtjen e të kaluarës, të historisë, tash edhe të ardhmes," u shpreh ndër të tjera kreu i PDK-së.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: