Kronikë
Pakënaqësitë në LDK, Blerim Kuçi kritikon ashpër qëndrimin e partisë për Gjykatën Speciale
Reklamë e Sponsorizuar
Vala e pakënaqësive brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës është thelluar, pasi një tjetër figurë e kësaj partie ka kundërtuar hapur vendimin e fundit për të mos votuar projektligjin lidhur me Gjykatën Speciale.
Blerim Kuçi, anëtar i kësaj force politike dhe njëkohësisht ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka theksuar se vendimet që lidhen me çështjet madhore kombëtare kërkojnë një qasje dhe maturi shumë më të madhe.
"Vendimet për tema të mëdha nacionale, siç është UÇK-ja, maten me kanarin (peshoren) e madh. Kosova nuk është në vitin 1999–2000. Kosova është në vitin 2026–2027. Në cilin vit është LDK-ja sot dhe me cilin kanar po peshon?", u shpreh Kuçi.
Ky zhvillim vjen menjëherë pas vendimit të marrë nga LDK-ja, i cili solli edhe lëvizje të tjera në terrenin politik, përfshirë dorëheqjen e Xhafer Gashit nga anëtarësia e partisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: