Policia e konfirmon se është zhdukur një fëmijë në Fushë Kosovë

Publikuar më: 30-04-2025 11:32
Gjatë ditës është raportuar i zhdukur 10-vjeçari Aurel Krasniqi nga Fushë Kosova. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. E njëjta pohoi se rasti në fjalë është duke u hetuar. “Person i zhdukur, është raportuar në stacionin policor të Fushë Kosovës. Hetuesit në koordinim me familjen dhe institucionet përkatëse po trajtonë informacionet që ndërlidhen me rastin dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore”, ka deklaruar Ahmeti.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu