Shpërthimi në veturën e ushtruesit të detyrës së drejtorit, deklarohet QKUK-ja
Publikuar më: 30-04-2025 09:17
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) është deklaruar lidhur me incidentin e ndodhur sot në parkingun e administratës, ku pas një shpërthimi është dëmtuar vetura private e ushtruesit të detyrës së drejtorit të kësaj qendre, Osman Hajdari.
Në një njoftim zyrtar, në Facebook, QKUK-ja ka bërë të ditur se dëmtimi ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, pikërisht në kohën kur po bëheshin përgatitjet për mbajtjen e mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), e cila ishte paraparë të zhvillohej në hapësirat e administratës qendrore, njofton Klankosova.tv.
“Për incidentin janë njoftuar menjëherë organet kompetente, përfshirë Policinë e Kosovës, e cila tashmë ka filluar procedurat e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”.