Sport
Operacion ndërkombëtar: Ekstradohet nga Brazili 67-vjeçari nga Shkodra i dënuar me 26 vite burg për abuzim me të mitura
Reklamë e Sponsorizuar
Operacioni i koduar “The Wanted” ka sjellë në Shqipëri një 67-vjeçar nga Shkodra, i cili ishte arratisur në Brazil. Falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve ligjzbatuese braziliane, është përmbyllur me sukses procedura e ekstradimit për shtetasin Artef Lekaj.
Bëhet fjalë për një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e kishte dënuar me 26 vjet burgim. Ky vendim është lënë në fuqi dhe ka marrë formë të prerë nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për akuzat e kryerjes së marrëdhënieve seksuale apo homoseksuale me të mitur, si dhe për veprën penale të ngacmimit seksual.
Sipas dosjes hetimore, ngjarjet për të cilat ai fajësohet kanë ndodhur gjatë viteve 2020-2021. Gjatë kësaj periudhe, 67-vjeçari ka ngacmuar seksualisht një 10-vjeçare dhe ka kryer abuzim seksual ndaj një tjetër të miturje, e cila në atë kohë ishte 15 vjeçe.
Pas mbërritjes së tij në tokën shqiptare, efektivët e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë ndërhyrë menjëherë duke ekzekutuar vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit, duke e dërguar tashmë të pandehurin prapa grilave për të vuajtur dënimin e merituar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: