Kronikë
Gjesti simbolik i Donika Gërvallës në Kuvend pas miratimit të Projektligjit për Specialen
Reklamë e Sponsorizuar
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është shfaqur e buzëqeshur në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, menjëherë pas përfundimit të votimit në lexim të parë të Projektligjit për Gjykatën Speciale. Me të hyrë brenda, ajo ka zhvilluar fillimisht një bashkëbisedim me kryeministrin Albin Kurti.
Në vazhdim, vëmendja është zhvendosur te një detaj simbolik, ku Gërvalla është fotografuar duke prekur e buzëqeshur emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo emblemë ishte vendosur më parë në ulësen e kryeparlamentarit Glauk Konjufca nga deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi.
Kjo paraqitje e Gërvallës në ambientet legjislative vjen pas një pritjeje të tensionuar jashtë ndërtesës. Atje ajo është ballafaquar me protestuesit, të cilët e kanë thirrur me brohoritje dhe e kanë akuzuar hapur me fjalën “tradhtare”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: