Politikë
Driton Gojani merr drejtimin e ZRRE-së, mposht në Kuvend ish-kryeshefin Fejzullahu
Reklamë e Sponsorizuar
Institucioni i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka tashmë një kryesues të ri të bordit. Bëhet fjalë për Driton Gojanin, i cili ka fituar besimin e institucionit ligjvënës për të udhëhequr këtë institucion të rëndësishëm rregullator.
Gjatë seancës plenare të mbajtur sot, deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan pro këtij propozimi, duke i siguruar Gojanit 62 vota dhe mbështetjen e shumicës parlamentare.
Nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola, gjatë drejtimit të seancës bëri të aqtë rezultatin zyrtar duke u bazuar në gjetjet e komisionit zgjedhor. “Në bazë të raportit të komisionit zgjedhor, konstatojmë se Driton Gojani zgjidhet kryesues i bodit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë me mandat pesëvjeçar”, deklaroi Gola.
Në këtë garë institucionale, kundërkandidat i Gojanit ishte Ymer Fejzullahu, i cili deri më tani ka mbajtur pozitën e kryeshefit të ZRRE-së, por ai arriti të sigurojë vetëm 7 vota nga trupi votues.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: