Kronikë
Momenti kur Donika Gërvalla shihet e buzëqeshur teksa prek emblemën e UÇK-së në Kuvend
Reklamë e Sponsorizuar
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është fotografuar në sallën e Kuvendit të Kosovës menjëherë pas miratimit në lexim të parë të Projektligjit për Gjykatën Speciale.
Fillimisht, ajo është parë duke shkëmbyer biseda me kryeministrin Albin Kurti brenda ambientit të legjislativit.
Më vonë, Gërvalla ka tërhequr vëmendjen kur është shfaqur e buzëqeshur teksa ka prekur me dorë emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky simbol ishte vendosur më parë në karrigen e kryeparlamentarit Glauk Konjufca nga deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi.
Ndërkohë, hyrja e saj në ndërtesën e Kuvendit është shoqëruar me tensione, pasi ajo është pritur me thirrje e akuza për tradhti nga një grup protestuesish që ndodheshin aty pranë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: