Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Vojvoda pas barazimit me Austrinë: Mbetemi të zhgënjyer, por kjo pikë na ngrit si ekip

Redaksia Lajmetereja • 04-10-2026 19:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Vojvoda pas barazimit me Austrinë: Mbetemi të zhgënjyer, por kjo pikë na ngrit si ekip
Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Mergim Vojvoda, ka ndarë përshtypjet e tij pas barazimit 1:1 kundër Austrisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, sfidë kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve. Futbollisti i njohur nuk e fshehu keqardhjen që “Dardanët” nuk mundën ta ruanin avantazhin e krijuar, duke vënë n pah se ekipi pati mundësi reale për ta dyfishuar epërsinë. “Jemi dëshpëruar. Ishte lojë e vështirë, edhe pse patëm rastin për të bërë 2:0. Nuk kishim fat”, u shpreh ai, duke u ndalur te rasti i artë i Milot Rashicës, i cili pas një depërtimi individual goditi shtyllën, teksa pranoi se austriakët reaguan mjaft mirë pas golit të pritur. Megjithatë, pavarësisht rezultatit përfundimtar, Vojvoda sheh anën pozitive të këtij dueli, duke theksuar se ndeshjet ndaj kundërshtarëve të këtij kalibri i shërbejnë skuadrës për t'u rritur në planin e vetëbesimit. “Kjo na bën më të fortë. Kur merr pikë nga këto kombëtare që janë shumë lart, të jep vetëbesim dhe të bën me u ndi më të fortë si ekip”, shtoi mbrojtësi. Në mbyllje të prononcimit të tij, Vojvoda rikujtoi se fushata në këtë grup është ende e hapur dhe se vëmendja tashmë zhvendoset te dy takimet e radhës. Kujtojmë se Kosova renditet në kuotën e pesë pikëve në grupin e saj, ndërsa muaji nëntor do ta gjejë atë përballë Izraelit dhe Irlandës në dy sfidat e fundit vendimtare.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar