Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Agim Ademi paralajmëron risi te Kombëtarja e Kosovës: Lojtarë të rinj mund t'i bashkohen ekipit në nëntor

Redaksia Lajmetereja • 04-10-2026 20:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Agim Ademi paralajmëron risi te Kombëtarja e Kosovës: Lojtarë të rinj mund t'i bashkohen ekipit në nëntor
Kreu i shtëpisë së futbollit kosovar, Agim Ademi, ka lënë të kuptohet se Përfaqësuesja e Kosovës mund të pasurohet me emra të rinj gjatë afatit kalimtar dhe grumbullimit të muajit nëntor. Pas përfundimit të sfidës kundër Austrisë, e cila u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1, kreu i FFK-ja vuri theksin te fakti se dyert e skuadrës kombëtare janë gjithmonë të hapura për elemente cilësore që mund t'i japin freski grupit. “Grupi veç është përtri dhe përtrihet vazhdimisht dhe janë të nevojshëm. Lojtarët që kanë ardhur janë kualitativ. Është shumë e mirë që është një atmosferë fantastike dhe pritja e tyre ka qenë e mirë”, u shpreh Ademi gjatë prononcimit të tij. Më tej, ai konfirmoi se institucioni që ai drejton po zhvillon bisedime intensive me disa futbollistë potencialë, duke mos e përjashtuar aspak mundësinë që zyrtarizimet e para të ndodhin muajin e ardhshëm. “Po shpresoj se do të ketë risi. Jemi në bisedime me ta, dhe ndoshta do të kemi një apo dy prurje në nëntor”, përfundoi presidenti i FFK-së.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar