Politikë
Kriza e strehimit në Spanjë: Mijëra qytetarë pushtojnë rrugët e Madridit pas bllokimit të dekreteve qeveritare
Reklamë e Sponsorizuar
Vala e pakënaqësisë për krizën e banesave ka përfshirë Madridin dhe dhjetëra qendra të tjera urbane në Spanjë, ku dhjetëra mijëra protestues kanë dalë sheshit për të kërkuar garantimin e së drejtës për strehim. Tubimet masive u shoqëruan me tingujt e fishkëllimave, përplasjes së çelësave dhe zhurmën e tenxhereve e tiganëve.
Kjo revoltë qytetare erdhi si reagim i menjëhershëm ndaj vendimit të Kongresit të Deputetëve për të rrëzuar dy dekrete ligjore të ekzekutivit të kryeministrit Pedro Sánchez, të cilat ishin hartuar posaçërisht për të zbutur emergjencën e strehimit në vend.
Iniciativat ligjore të qeverisë u kundërshtuan dhe u rrëzuan nga blloku parlamentar i djathtë, i mbështetur nga Partia Popullore, Vox dhe formacioni katalanist Junts per Catalunya.
Në kryeqytetin spanjoll, turma e revoltuar përshkoi bulevardet duke bërtitur thirrje si “Turp!” dhe duke kërkuar largimin e “spekulatorëve” nga zonat e tyre banimit.
Të dhënat nga autoritetet policore të Madridit tregojnë se në manifestim morën pjesë rreth 70 mijë veta, ndërsa Sindikata e Qiramarrësve raportoi shifra shumë më të larta, duke llogaritur mbi gjysmë milioni pjesëmarrës.
Kolonat e protestuesve u nisën nga katër drejtime të ndryshme të qytetit për t'u bashkuar në një tubim të vetëm madhështor në sheshin Plaza Cibeles.
Kësaj vale protestash iu bashkuan gjithashtu përfaqësues të lëvizjes “Indignados”, të cilët prej një jave po mbajnë të ngritur një kamp në sheshin Puerta del Sol në zemër të kryeqytetit, dukesfiduar madje edhe motin e keq me reshje të dendura shiu.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: