Aktuale
Apeli i Endrit Thaçit drejtuar forcave politike: Bashkohuni për miratimin e ligjit për Specialen
Reklamë e Sponsorizuar
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje subjekteve politike që të lënë anash dallimet dhe të unifikohen për të votuar Projektligjin që parasheh ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Gjatë pjesëmarrjes së tij në protestën e organizuar nën moton “Jo në emrin tim”, në një prononcim dhënë për TV Dukagjinin, ai ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë ndaj qytetarëve për solidaritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
“Ju ftoj të gjitha partitë që të bëhen bashkë edhe ta kalojnë ligjin për Gjykatën Speciale. I falënderoj të gjithë popullin për mbështetje”, ka theksuar ai gjatë deklaratës së tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: