Politikë
Bedri Hamza zbardh planin e PDK-së: Miratimi i ligjit dhe zgjedhja e presidentit për t'i ikur zgjedhjeve të parakohshme
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka dalë me një deklaratë për media pak para nisjes së mbledhjes së përbashkët mes Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të kësaj force politike.
Gjatë prononcimit të tij, kreu i PDK-së i është rikthyer çështjes së amandamentimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara, nismë kjo për të cilën ai pati një takim konsultativ me kryeministrin Albin Kurti gjatë ditës së djeshme.
Hamza ka theksuar se radha e veprimeve institucionale duhet të jetë e qartë: fillimisht kërkohet miratimi i ndryshimeve ligjore në dy leximet përkatëse, më pas propozimi i kandidaturës për shef shteti dhe në fund zgjedhja e presidentit, me synimin parësor për të parandaluar një krizë të re politike dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja.
“Ne po themi me u aprovu ligji në dy leximet, pastaj me u propozu emri për president dhe me u zgjedhë presidenti e me u shmang zgjedhjet. Nëse dikush ka plan me çu vendin në zgjedhje, është temë tjetër”, u deklarua Hamza para gazetarëve.
Në fund të fjalës së tij, i pari i PDK-së konfirmoi se opinionit publik do t'i komunikohet çdo zhvillim apo ftesë e mundshme për takime të ardhshme me kreun e ekzekutivit, Albin Kurti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: