Sport
Revolucion në futbollin aziatik: Konfederata merr modelin e UEFA-s për të krijuar Ligën e Kombeve
Reklamë e Sponsorizuar
Konfederata e Futbollit të Azisë (AFC) ka ndërmarrë një hap të madh drejt reformimit të futbollit të kombëtareve, duke vendosur të themelojë edicionin e saj të ngjashëm me “Ligën e Kombeve”, frymëzuar drejtpërdrejt nga organizimi i UEFA-s.
Sipas projektit të ri, skuadrat pjesëmarrëse të kësaj konfederate do të ndahen në tri divizione të ndryshme. Më konkretisht, dy divizionet e para do të përbëhen nga 18 përfaqësuese secila, ndërsa niveli i tretë do të sistemojë 11 shtete, të ndara në tri grupe.
Për të siguruar një kalim sa më të suksesshëm në këtë sistem të ri, AFC ka hedhur idenë e organizimit të një turneu testues gjatë edicionit 2028-29. Për ndarjen e skuadrave në nivele për këtë fazë pilot do të shërbejnë rezultatet e kualifikimeve të përbashkëta paraprake dhe jo renditja zyrtare e FIFA-s, një masë kjo që synon të garantojë mundësi të barabarta për të gjithë në nisjen zyrtare të këtij kompeticioni.
Në kuadër të këtij programi eksperimental, formati ekzistues për eliminatoret e Kupës së Botës – që parashikon tri grupe me nga gjashtë ekipe në shkallën më të lartë – do të mbetet i pandryshuar. Dy vendet e para nga secili grup do të sigurojnë kualifikimin direkt për në turneun e vitit 2030.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: