Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Përplasje e rëndë në Pogradec, kamioni godet biciklistin dhe e dërgon në spital në gjendje kritike

Redaksia Lajmetereja • 04-10-2026 12:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Përplasje e rëndë në Pogradec, kamioni godet biciklistin dhe e dërgon në spital në gjendje kritike
Një ngjarje e rëndë rrugore është regjistruar pak çaste më parë në qytetin e Pogradecit, pikërisht në segmentin rrugor që lidh qytetin me zonën e Drilonit. Sipas të dhënave paraprake nga terreni, një automjet i tonazhit të rëndë (kamion) ka përplasur një qytetar që po udhëtonte me biçikletë, në afërsi të hyrjes së një kantieri ndërtimi. Akoma sipas informacioneve zyrtare, i dëmtuari ndodhet në kushte shëndetësore kritike në ambientet e spitalit të Pogradecit, ndërsa po bëhen gati procedurat për transportimin e tij urgjent drejt spitaleve terciare në Tiranë për ndërhyrje më të specializuara mjekësore. Efektivët e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë intesivisht për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të këtij aksidenti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar